2.2 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

OHTK reagon ndaj Ministrisë së Financave dhe kërkon nga 200€ për çdo punëtor të sektorit privat

- Advertisement -

Kërkesa e bërë publike e Ministrit të Financave Hekuran Muarti se u dashka bizneset private t’ua ngritin pagat punëtorëve të tyre vlerësohet me të drejtë nga OHTK-ja si lojë me dy letra e këtij ministri dhe si pasqyrë e keqe për tërë Qeverinë e vendit.

“Ministri Murati dhe qeveria që ai përfaqëson nuk bëri tani e sa kohë asnjë ngritje page në sektorin publik edhe përkundër faktit të ngritjes së madhe të çmimeve dhe të faktit tjetër se ka buxhet të madh të pashfrytëzuar, e që një pjesë e madhe e tij është mbledhur nga sektori privat, e nga ana tjetër pikërisht ky ministër duke përdorur standard të dyfishtë kërkon nga bizneset që ato të ngritin pagat edhe pse të pambështetura nga shteti shumica prej tyre mezi mbijetojnë”, thuhet në një reagim të OHTK.

Sipas reagimit, ministri Murati është dashur të ngrit pagat në sektorin publik sepse ata janë shërbyes të shtetit dhe kështu do të bëhej model i mirë dhe mësim për bizneset.

Ai dhe Qeveria kanë obligim ta ndihmojnë edhe sektorin privat sepse buxheti ka mbështetje të fortë nga puna dhe djersa e këtij sektori, prandaj OHTK me arsye kërkon që Ministri Muarti dhe Qeveria pa lojëra e kushtëzime t’i ndihmojë e mbështes të gjithë punëtorët e sektorit privat me së paku 200 euro deri në fund të vitit.

Kujtojmë edhe njëherë Ministrin Muarti se diskriminimi i vazhdueshëm i sektorit privat nga institucionet e vendit është veprim qyqar dhe i papranueshëm.

Ministri Murati dhe Qeveria janë për të ndihmuar e për të ofruar zgjidhje të pranueshme kur ka kriza e probleme ekonomike e jo për të bërë analiza jokompetente, të pabazuara në fakte po në paragjykime.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit