-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Oficeri i FSK-së merr çmimin Honor Graduate në ShBA, çmimi jepet për rezultate të larta akademike

- Advertisement -

Ushtarët e Kosovës vazhdojnë të shkëlqejnë me suksese në trajnime jashtë vendit.

Një sukses të lartë e ka arritur edhe kapiten i FSK-s, Vedat Shatri.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ai ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Inxhinierisë (EBOLC), në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për rezultatin e treguar ai është shpërblyer me çmimin Honor Graduate.

“Kapiten Vedat Shatri ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Inxhinierisë (EBOLC), në Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u shpërblyer me çmimin Honor Graduate, çmim i cili jepet për rezultate të larta akademike. Ky kurs fokusohet në përgatitjen e oficerëve për detyrat e tyre si udhëheqës të inxhinierisë ushtarake deri në nivel kompanie, duke u ofruar atyre njohuri dhe aftësi të nevojshme për udhëheqjen, menaxhimin e operacioneve, planifikimin dhe zbatimin e projekteve inxhinierike”, është thënë në njoftimin e FSK-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit