23.5 C
New York
Sunday, June 8, 2025

Buy now

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së SHBA-së

- Advertisement -

Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gezim Sada ka diplomuar me sukses në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kolegji i Luftës së Ushtrisë Amerikane ka për qëllim të edukojë dhe zhvillojë udhëheqësit në nivel strategjik, me fokus në aplikimin e fuqisë luftarake tokësore, politikat kombëtare të sigurisë, dhe planifikimit afatgjatë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, oficeri Sada pas një viti studime në këtë institucion prestigjioz, ka diplomuar njëkohësisht edhe në nivelin ‘Master’ në Studime Strategjike.

“Një falënderim i veçantë për partnerin tonë strategjik Shtetet Bashkuara të Amerikës që në çdo fushë të zhvillimit ka mbështetur ngritjen profesionale te FSK”, thuhet tutje në njoftim

Të ngjashme

Të fundit