Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ai u bë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij kursi që u kualifikua dhe mori pjesë në Sapper Ranger Train-up, duke u dalluar me arritjet e tij.
Gërguri fitoi çmimin prestigjioz “IMO Ironman Award”, falë lidershipit, menaxhimit të detyrave, rezultateve të shkëlqyera në qitje, stërvitjeve fushore dhe përkushtimit akademik.
“Përfundimi i suksesshëm i Kursit Bazë të Inxhinierisë përben një arritje të rëndësishme individuale dhe institucionale.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”, shkruhet në njoftim.
https://www.facebook.com/share/p/1BJKoWznbr/