18 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA, shpallet “Ironman”

- Advertisement -

 

Nëntoger Çlirim Gërguri, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar me sukses në Kursin Bazë të Inxhinierisë për Oficer (EBLOC) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ai u bë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij kursi që u kualifikua dhe mori pjesë në Sapper Ranger Train-up, duke u dalluar me arritjet e tij.

Gërguri fitoi çmimin prestigjioz “IMO Ironman Award”, falë lidershipit, menaxhimit të detyrave, rezultateve të shkëlqyera në qitje, stërvitjeve fushore dhe përkushtimit akademik.

“Përfundimi i suksesshëm i Kursit Bazë të Inxhinierisë përben një arritje të rëndësishme individuale dhe institucionale.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”, shkruhet në njoftim.

https://www.facebook.com/share/p/1BJKoWznbr/

 

Të ngjashme

Të fundit