Ofertë gjigante nga Anglia për Alejandro Balde

- Advertisement -

Manchester United ka bërë një ofertë prej rreth 40 milionë eurosh për mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Alejandro Balde.

22-vjeçari, produkt i akademisë “La Masía”, konsiderohet si një nga talentet më premtues të skuadrës katalanase, por forma e tij e luhatshme dhe konkurrenca në rritje kanë hapur debat për të ardhmen e tij në “Camp Nou”.

Barcelona po shqyrton situatën, pasi oferta nga Premier League shihet si e rëndësishme në aspektin financiar. Vera pritet të jetë vendimtare për Balde, i cili duhet të zgjedhë mes qëndrimit dhe sfidës së re në Angli.

Të ngjashme

Të fundit