Al-Ittihad nuk heq dorë, Mohamed Salah është vërtet shumë pranë klubit arab që ka bërë ofertën zyrtare në adresën e Liverpool. 250 milionë euro për kartonin e sulmuesit 31-vjeçar që nëse largohet nga Liverpool tani, Klopp nuk do të ketë asnjë mudnësi ta zëvendësojë pasi merkatoja në Premier League është mbyllur.
Ofertë e paprecedentë pasi rekordin aktual të shitjes e mban Neymar me 222 milionë në momentin që u bashkua me PSG nga Barcelona.
Pavarësisht deklaratave të vazhdueshme të trajnerit Jurgen Klopp që ka mohuar largimin e “faraonit”, klubi merr kohën e duhur për të analizuar situatën por mundësia që në orët e fundit të merkatos arabe, Salah të nënshkruajë me Al-Ittihad, është e madhe. Për sulmuesin është gati kontrata 3-vjeçare me 100 milionë në sezon dhe shumë benefite të tjera që parashikon oferta.