Amber Heard, ish-bashkëshortja e aktorit Johnny Depp, po kërkohet nga një agjenci që të luajë në një film pornografik.
Heard, e cila humbi gjyqin dhe i detyrohet ish-bashkëshortit 8.3 milionë Dollarë, i është bërë ofertë 9 milionë Dollarë.
Sipas Marca, është agjencia Zen Models që i ka ofruar Amber Heard një rol në një film për të rritur. Ndërsa në emisionin australian “Pop Topic” u raportua se bëhet fjalë për shifrën 9 milionë Dollarë për të luajtur në filmin pornografik të titulluar “High Voltage”.
“Jemi në kontakt me disa kompani që prodhojnë filma për të rritur të interesuar për t’i ofruar zonjës Heard një kontratë që të luajë në një prodhim argëtues për të rritur”, tha Veronica Mandarian, presidentja e agjencisë.
Aktorja e “Aquaman” nuk ka komentuar ende, por sipas mediave botërore, burime pranë Amber kanë thënë se nuk do ta pranojë propozimin.