9.7 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Ofertat e shumta nga Liga Premier, Real Madridi merr vendimin përfundimtar për Nico Paz

- Advertisement -

Real Madrid ka marrë vendimin për të rikthyer në skuadër talentin argjentinas Nico Paz, pasi ka refuzuar disa oferta të majme nga klubet e Ligës Premier, që ishin gati të paguanin deri në 70 milionë euro për shërbimet e tij.

Mesfushori ofensiv po kalon një sezon të shkëlqyer te Como, ku është rritur ndjeshëm nën drejtimin e stafit italian, por qëllimi ka qenë gjithmonë i qartë, përgatitja për rikthimin në “Santiago Bernabeu”.

Sipas mediave spanjolle, Real Madrid dhe Como kanë rënë dakord për rikthimin e tij verën e ardhshme, me një shumë simbolike rreth 10 milionë euro, si shenjë mirënjohjeje për zhvillimin që lojtari ka pasur në Itali.

 Nico Paz

Megjithatë interesimin e madh në Angli, në Madrid janë të vendosur: “Nico Paz nuk ka çmim – është pjesë e së ardhmes së klubit”.

Argjentinasi në fakt u kërkua me ngulm nga Tottenhami, që ishin të gatshëm të paguanin mbi 50 milionë euro mirëpo që Reali e as Como nuk e lejuan të largohet./

Të ngjashme

Të fundit