12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Oferta e Kurtit për mërgimtarët, ish-kryetari i OEK: Paralajmëron më shumë zgjedhje sesa gatishmëri për t’i mbështetur

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për këtë vit për bashkatdhetarët përfshihet edhe një dritare garantuese kreditore, përmes saj do të garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të kthehen e të investojnë në vendlindjen e tyre.

Lidhur me këtë çështje në një intervistë për GazetaBlic, u deklarua ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës njëherazi edhe eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se këto deklarata nga nivelet më të larta shtetërore paralajmërojnë më shumë zgjedhje sesa gatishmëri për të mbështetur.

“Në radhë të parë duhet të kuptohet se deklaratat e fundit nga nivelet më të larta shtetërore shumë më tepër paralajmërojnë zgjedhje eventuale sesa gatishmëri serioze për të mbështetur qoftë bizneset qoftë diasporën. Në rend të dytë duhet të kuptohet e vërteta që diaspora në Kosovë kërkon shumë më tepër stabilitet politik dhe një dialogë të mirëfilltë dhe partneritet me shtetet evropiane, dhe ato të shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim ka shumë hapësirë për të dëshiruar, në rend të tretë duhet të kuptohet që kërkohet një strategji e mirëfilltë, të draftohet dhe tek atëherë të vendoset sesi do të absorbohet kapitali i diasporës dhe ky partneritet përmes bankave, apo sigurimeve të kredive dhe investimeve. Vetë fakti që sot në Kosovë kemi zero investime nga jashtë besoj është një fakt shqetësues, vetë fakti që investimet nga diaspora në banesa trajtohen si investime të huaja është hapi i dytë, dhe e treta besojë që duhet të mendohet në forma stimuluese të ndryshme siç bëjnë rajonet e jashtme dhe atëherë vërtetë të motivohet diaspora, por në këtë burokraci, në këtë politizim të skajshëm, në mungesë të dialogut të mirëfilltë në Kosovë qoftë në aspektin intern qoftë në aspektin ekstern është shumë e vështirë për të motivuar diasporën”, deklaroi ai.

Tutje, ai thotë se nga Kosova po ik kapitali i qytetarëve dhe se kapitali i diasporës do të ishte një infuzion për ekonominë e Kosovës.

“Në qoftë se do të kemi një implementim të një oferte të tillë duhet të kuptohet që kapitali i diasporës është shumë i lartë dhe do të kishte qenë një infuzion apo një mbështetje shumë e madhe për ekonominë e Kosovës. Por në këtë drejtim duhet të kuptohet që Kosova po zbrazët, nga Kosova po ik kapitali i qytetarëve, dhe si është e mundur një gjë e tillë  të ndodhë dhe të investohet kapitali i diasporës në këtë formë kur kemi këtë pasiguri, këtë politizim, këtë mungesë të dialogut të mirëfilltë në këtë arrogancë pushteti siç po ndodh viteve të fundit”, tha Gërxhaliu.

Po ashtu, ai quan diasporën dhe sektorin privat të Kosovës si ambasadorët më të mëdhenj ekonomik.

“Ambasadorët më të mëdhenj ekonomik të Kosovës janë diaspora dhe sektori privat i Kosovës dhe në këtë drejtim nëse kemi tentativa të jemi të barabartë në varfëri, besoj që diaspora e do Kosovën shumë më tepër se na, e njeh Kosovën shumë më tepër se na, dhe në këtë drejtim duhet punë dhe motivim për ta bindur diasporën që të investojë në Kosovë”, theksoi ai.

Eksperti i sigurisë thotë se me paralajmërimet e krerëve shtetërorë për sulme ndaj Kosovës, sipas tij askush nuk do t’ia mësyjë Kosovës për të investuar.

“Eventualisht po të funksionalizohet një situatë e tillë apo sikur të kemi një reflektim pozitivë, atëherë këto efekte mund të jenë të shumëfishta, mirëpo çdo efekt emëruesin e përbashkët e ka stabilitetin politik dhe në këtë mungesë të stabilitetit ekonomik, dhe duke lajmëruar krerët shtetërorë se çdo ditë në Kosovë mund të ketë luftë, besojë që jo vetëm diaspora por askush nuk do t’ia mësyjë Kosovës për të investuar”, u shpreh Gërxhaliu.

Për në fund, eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë se diaspora nuk duhet të matet vetëm në dimensionin ekonomik në Kosovë.

“Edhe në shumë vende të Evropës në veçanti të Ballkanit Perëndimor diaspora ka qenë dhe është shtyllë e zhvillimit ekonomik, dhe për fat të keq diaspora në Kosovë kontribuon shumë më tepër në fuqizimin e konsumit sesa të zhvillimit dhe vlerave të shtuara të zhvillimit ekonomik. Nuk dua që diaspora të matet vetëm në dimensionin ekonomik në Kosovë sepse diaspora ka vlerë shumë të madhe, ka edukim, ka traditë, ka kulturë, ka shkollim dhe mbi të gjitha ata janë  ambasadorët dhe shpirt për Kosovën. Shikoni vendet e rajonit kanë lehtësira të veçanta si ti mbështesim  diasporën, si ti paguhet apo kthehet investimi, si të eliminohen shumë procedura burokratike, si të përshpejtohen shumë procese, kjo i mungon Kosovës dhe këtu duhet të mësohet nga përvojat e vendeve të rajonit”, përfundoi eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit