Mbrëmja e së premtes ka qenë e mbushur me debate dhe dinamika të ndryshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Mes të tjerash, pati një moment kur u zhvillua një debat mes Artan Thaçit dhe Stresit.
Ky i fundit madje i është drejtuar me disa epitete të ndryshme si “dele e kuqe”, “e bardhë” dhe “e zezë”, të cilat më pas u konstatuan nga prezantuesit se janë ofendime dhe jo epitete të zakonshme.
E lidhur me këtë çështje, ka pasur një reagim publik edhe nga motra e Artanit, këngëtarja e njohur Adelina Thaçi.
“Big Brother VIP Kosova dhe Alaudin Hamiti, le t’i ndalë personi ofendimet ndaj Artanit, ‘dele e kuqe’, ‘gjaja’, ‘kafshë’, lojë lojë, mos ofendo. Kjo nuk duhet të lejohet”, ka shkruar Adelina në InstaStory.