14.2 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRRE-së

- Advertisement -

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e ka caktuar datën 5 nëntor për mbajtjen e seancës gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga ta kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Seanca ka për qëllim shqyrtimin e ligjshmërisë së një akti nënligjor me të cilin, në mënyrë të padrejtë dhe në dëm të bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës, është marr vendim që kompanitë të nxirren me dhunë në tregun e lirë të energjisë elektrike”, thotë OEK-u.

Oda Ekonomike konsideron se vendimi cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat, sipas tyre, janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik në vend.

“Ftojmë ekspertët e fushës së energjisë, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët relevantë të kontribuojnë me analizat dhe dëshmitë e tyre profesionale, me qëllim që para gjykatës të vërtetohet se ky vendim është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm”.

Sipas OEK-ut, vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit