5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Odegaard paralajmëron rivalët: Do të kthehemi edhe më të fortë pas pauzës

- Advertisement -

Martin Odegaard ka folur lidhur me gjasat e Arsenal për titullin e kampionit në Premier League.

Ylli i Arsenal, Martin Odegaard ka dhënë disa komente lidhur me pozitën e parë në Premier League dhe ecurinë e mirë të Arsenal.

Mes tjerash, norvegjezi ka paralajmëruar rivalët për titull se skuadra e tij do të kthehet më e fortë dhe më e uritur pas Kampionatit Botëror.

“E kam thënë shumë herë se ky klub duhet të jetë në krye, duke luftuar për trofetë dhe duke luftuar për të qenë në krye të tabelës. Kjo është ku duam të jemi. Por, është rrugë e gjatë dhe ne do të qëndrojmë “në tokë”, duke vazhduar punën e fortë. Ne kemi akoma shumë për të përmirësuar dhe do të kthehemi edhe më të fortë dhe më të uritur pas pushimit”, ka thënë Odegaard.

“Ne duhet të jemi të qetë. E kemi thënë disa herë, është rrugë e gjatë deri në fund të sezonit. Ka skuadra të mira rreth nesh. Do ta luajmë secilën ndeshje sikur finale, dhe kjo është e tëra”, shtoi ai.

Odegaard nuk do të jetë i angazhuar në Kampionat Botëror, pasi kombëtarja e tij, Norvegjia nuk arriti të kualifikohej.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit