-1.2 C
New York
Friday, December 5, 2025

Buy now

Oda Ekonomike i reagon Rizvanollit: Deri të hënën paraqiti provat, ose vjen padia

- Advertisement -

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar ashpër pas deklarimeve të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kjo e fundit sot para mediave e ka përmendur OEK-un si “akter politik opozitar”, duke pretenduar se institucioni ka dekurajuar bizneset të aplikojnë për skemat e granteve.

Në një komunikatë për media, OEK ka thënë se këto deklarime janë të pavërteta, të dëmshme dhe të papranueshme, duke theksuar se institucioni për dekada ka qenë partner konstruktiv i të gjitha qeverive, pavarësisht përbërjes së tyre politike.

“Oda Ekonomike e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme i ka inkurajuar bizneset të aplikojnë në çdo skemë mbështetëse, përfshirë ato për grante, duke e parë këtë si instrument të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik,” thuhet në reagim.

Sipas OEK-ut, duket se ndikimi i qëndrueshëm i këtij institucioni në zhvillimin ekonomik të vendit “po i pengon disa akterë”, të cilët – sipas tyre – po zgjedhin diskurs të pavërtetë në mungesë argumentesh.

Institucioni ka kërkuar nga ish-ministrja Rizvanolli që deri më 08 dhjetor 2025 të paraqesë prova të qarta dhe të verifikueshme në lidhje me pretendimet se OEK ka ndikuar te ndonjë kompani për të mos aplikuar në skemat e granteve.

Në të kundërt, OEK paralajmëron hapje të procedurave ligjore për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.

Të ngjashme

Të fundit