29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Oda Ekonomike Amerikane takohet me komandantin e Gardës së Iowas

- Advertisement -

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti në takim gjeneralmajorin Stephen Osborn, komandant i Gardës Kombëtare të Iowas, për një bashkëbisedim me anëtarët e Komitetit të mbrojtjes dhe të sigurisë, të Odës Amerikane.

Gjatë diskutimit, gjenerali Osborn u informua lidhur me objektivat strategjike të Komitetit, duke përfshirë rekomandimet e Komitetit për politikat për forcimin e kornizës së sigurisë kombëtare të Kosovës dhe avancimin e zhvillimit të aftësive industriale të mbrojtjes.

“Diskutimet theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar në nxitjen e sektorëve fleksibilë dhe modernë të mbrojtjes, duke vënë në pah vlerën e partneriteteve të vazhdueshme ndërmjet Kosovës dhe institucioneve aleate. Ky takim u bë mundësua nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë”, njoftoi Oda Ekonomike Amerikane.

 

Të ngjashme

Të fundit