Oda e Mjekëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut Halil Tanaj.
Ai ka vdekur dje.
“Studimet për Mjekësi të Përgjithshme i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1997. Ndërsa specializimin për Kirurgji të Përgjithshme e përfundoi në vitin 2004. Dr. Halil Tanaj ka kryer provimet e parapara për studimet pasdiplomike duke mbrojtur tezën e magjistraturës dhe mori gradën Magjistër i Shkencave të Mjekësisë, në vitin 2011. Për vite me radhë, Dr. Halil Tanaj u shërbeu qytetarëve të Prishtinës në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, në QKUK. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!”, thuhet në telegremain e ngushëllimi.
https://m.facebook.com/Oda.Mjekeve.Kosoves/posts/431535325896658?ref=embed_post&wtsid=rdr_0SpJPcHh2e6ctB0qn