5.4 C
New York
Saturday, February 14, 2026

Buy now

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit përkrah marshin “Drejtësi, jo politikë”

- Advertisement -

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) shpreh mbështetjen e plotë për iniciativën qytetare “Liria ka emër” dhe për marshin “Drejtësi, Jo Politikë”, si një thirrje e qartë për drejtësi, dinjitet dhe unitet shoqëror.
Sot, në zyrat e OHTK-se prita përfaqësuesit e “Liria ka emër” , ku u diskutua rëndësia e angazhimit qytetar dhe nevoja që zëri i shoqërisë të dëgjohet nëpërmjet veprimeve paqësore, të organizuara dhe gjithëpërfshirëse.

Në takim ishin të pranishëm edhe: Sadik Gashi – Drejtor Ekzekutiv; Labinot Ademi – Kryetar për Rajonin e Prishtinës; Sadik Maqedonci – Drejtor i Hotelerisë dhe Turizmit; Besnik Bekteshi; Eglantina Nikqi; dhe Daut Jashari.
OHTK fton anëtarët e saj dhe qytetarët që ta përkrahin këtë marsh në frymën e solidaritetit dhe përgjegjësisë qytetare, duke e përcjellë mesazhin “Drejtësi, Jo Politikë” me respekt, qetësi dhe dinjitet.
LIRIA KA EMER

Të ngjashme

Të fundit