28.4 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Oda e Afarizmit: Dalja në treg të lirë po largon investitorët nga Kosova

- Advertisement -

Dalja në treg të lirë po largon investitorët nga Kosova, kështu e vlerësoi vendimin e ZRRe-së, drejtori i Odës së Afarizmit të Kosovës, Kushtrim Ahmeti.

Ai thotë se, ndonëse sipas ASK-së ka pasur rritje të prodhimit gjatë muajve prill, maj dhe qershor, rritja e çmimit të energjisë si pasojë e daljes në tregun e lirë po ndikon negativisht te planet investuese të bizneseve

“Edhe të dhënat e fundit të ASK tregojnë qartë që ka rritje të prodhimit gjatë tre muajve prill, maj, qershor ka rritja e çmimit të prodhimit fillimisht për shkak të rritjes së energjisë dhe pastaj si shkak i daljes në treg të lirë”, vlerësoi Ahmeti.

Ai shton se shumë biznese po shqyrtojnë oferta për ta zhvendosur prodhimin jashtë vendit.

 “Disa biznese që kanë pas investime në rajon janë duke e zgjeruar dhe duke i ndaluar planet për investime në Kosovë e shumë të tjera duke i shqyrtuar ofertat për të kaluar në prodhim në rajon”, shtoi Ahmeti për “Front Online”.

Nga 1 qershori 2025, të gjitha ndërmarrjet e mëdha në Kosovë kanë qenë të detyruara të furnizohen me energji nga tregu i lirë, sipas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ky hap është promovuar si reformë drejt konkurrencës dhe përputhjes me standardet evropiane, por ka nxitur pakënaqësi të mëdha në sektorin privat.

Bizneset kanë protestuar për shkak të çmimeve të larta, mungesës së furnizuesve dhe mungesës së përgatitjes institucionale.

Të ngjashme

Të fundit