Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar darken vjetore të bamirësie ku ka ftuar mbi 400 përfaqësues të bizneseve.
Gjatë kësaj mbrëmjeje u ndanë mirënjohje për kompanitë që kanë luajtur rol kyç në forcimin e lidhjeve tregtare mes Kosovës dhe ShBA-së, si dhe për kontributin e tyre në bamirësi.
Ndër fituesit e çmimeve edhe këtë vit është Korporata Devolli, e cila u vlerësua për rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit.
Tradicionalisht, në këto ndarje çmimesh është vlerësuar edhe Korporata Devolli për kontributin e saj në ekonominë e Kosovës dhe për bamirësi.








