2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Oda Amerikane mirëpret vendimin e Osmanit për kthimin në shqyrtim të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit

- Advertisement -

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka mirëpritur vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin për rishqyrtim të Ligjit Nr. 08/L-288 për Mbrojtjen e Konsumatorit, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 31 tetor 2024, si përgjigje ndaj komenteve të Odës Amerikane dhe organizatave të tjera të sektorit privat”, shkruan në kumtesë.

Aty tutje thuhet se Oda Amerikane mbështet vlerësimet e presidentes se dispozita kyçe të ligjit në fjalë janë në kundërshtim me dispozita të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës, si dhe të ligjeve të tjera.

“Oda Amerikane beson fuqishëm se vendimi i presidentes ka për synim shmangien e konflikteve ligjore dhe respektimin e autoritetit, përgjegjësive dhe funksionimit ligjor të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës”, shkruan në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit