32.5 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Oda Amerikane i kërkon ZRrE-së pezullimin e procesit të liberalizimit të tregut të rrymës pas vendimeve gjyqësore

- Advertisement -

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka përsëritur shqetësimet përkitazi me zbatimin e liberalizimit të tregut të energjisë, në dritën e aktvendimeve të fundit gjyqësore që pezullojnë ekzekutimin e vendimeve të lëshuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

Në të paktën dy raste të ndara, Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur në favor të kompanive individuale që kontestojnë vendimet e ZRRE-së, duke pezulluar kështu zbatimin e tyre deri në dhënien e një vendimi përfundimtar.

“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se dy gjyqtarë të ndryshëm, në raste të ndara gjyqësore, kanë arritur në të njëjtin përfundim, pezullimin e vendimeve të ZRRE-së në pritje të akgjykimeve përfundimtare. Kjo qasje e qëndrueshme gjyqësore reflekton shqetësimet në lidhje me ndikimin potencial të këtyre vendimeve në treg, dhe si e tillë nuk mund të injorohet si rastësore ose specifike për një a dy raste.

Edhe pse këto aktvendime aktualisht zbatohen vetëm për një numër të kufizuar kompanish, implikimet e tyre shtrihen shumë më tej. Vazhdimi i zbatimit të masave të liberalizimit nga ana e ZRRE-së, derisa dy kompani aktualisht përfitojnë nga pezullimet e urdhëruara nga gjykata e të tjerat mbeten në pritje të aktvendimeve gjyqësore ose nisjes së procedurave ligjore, krijon një mjedis të pasigurisë juridike dhe të diskriminimit ekonomik.”

Oda beson fuqishëm se reformat, përfshirë ato në sektorin e energjisë, duhet të drejtohen nga parimet e drejtësisë, parashikueshmërisë dhe trajtimit të barabartë para ligjit.

“Në këto rrethana, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të pezullojë menjëherë zbatimin e masave të kontestuara të liberalizimit derisa gjyqësori të japë qartësi përmes vendimeve përfundimtare mbi të gjitha ankesat përkatëse.

Vetëm një treg i drejtë, transparent dhe plotësisht funksional mund të ofrojë një rrugë të qëndrueshme përpara , e ku të gjitha kompanitë, pavarësisht nga madhësia ose kapaciteti ligjor, veprojnë në kushte të barabarta.”

Të ngjashme

Të fundit