Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë të ditur se ka karburant vetëm edhe për tre ditët e ardhshme për të kryer operacionet e saj mjekësore në jug të Gazës.
Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se mbyllja e vendkalimit Rafah midis Egjiptit dhe Gazës ka përkeqësuar situatën, shkruan Sky News.
“Një prej spitaleve në Rafah tashmë është dashur të mbyllet, duke e bërë situatën akoma më të vështirë”, është shprehur ai.