8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

OBSh alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë

- Advertisement -

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur alarmin për rezistencën ndaj antibiotikëve, ndërsa u tha se 32 lloje antibiotiku janë aktualisht në fazë zhvillimi në të gjithë botën dhe vetëm 12 prej tyre mund të konsiderohen risi.

Sipas njoftimit, vetëm 4 janë aktivë kundër një patogjeni “kritik” të renditur nga OBSH-ja në listën e saj të zezë dhe raportohet se infeksionet që u rezistojnë antibiotikëve shkaktojnë 35 mijë vdekje në vit, në Evropë, ka transmetuar albinfo.ch.

Sipas raportit të OBSH-së për armët kundër infeksioneve BPPL (Bacterial Priority Pathogens List), pra ata që konsiderohen më të rrezikshëm përvijohet një e ardhme komplekse ndërsa më problematike janë produktet farmaceutike për fëmijë.

Tashmë po shqyrtohen edhe alternative të reja me agjentë biologjikë jo tradicionalë si bakterofagët, antitrupat dhe agjentët imunomodulues.

Ato që kanë tërhequr më shumë vëmendjen janë tre produkte me bazë fekalesh, që shërbejnë për të rregulluar mikrobiomën e zorrëve, pas trajtimit me antibiotik te të rriturit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit