11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

O’Brien: Na është premtuar, Radojiçiq do të përballet me ligjin në Serbi

- Advertisement -

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, në vazhdimësi kanë deklaruar që krimet e shtatorit 2023 duhet të ndëshkohen.

Më pas, ai tha se u është premtuar që Radojiçiq do të përballet me ligjin dhe se presin që procesi të përfundojë, transmeton Nacionale.

“ShBA-të kanë thënë vazhdimisht, edhe BE-ja, që krimet që janë kryer në shtator 2023 duhet tëndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se z.Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë.” – u shpreh zyrtari amerikan.

Çfarë u tha tjetër për Bajnskën?

Në panelin e njëjtë të diskutimit, e pranishme ishte edhe kryediplomatja Donika Gërvalla. Në lidhje me sulmin e Bajnskës, ajo përmendi që Millan Radojiçiq, që tashmë e ka pranuar se ishte organizator, nuk është dënuar ende.

Gërvalla paraprakisht tha se “do të dëshironte t’i dëgjonte Lajçakun apo O’Brien” duke e komentuar këtë, dhe sipas saj, BE-ja ende s’ia ka vendosur rastit emrin që duhet.

“Derisa të gjithë duam të shohim të ardhmen, është e kaluara e Serbisë që s’na lë të ecim përpara dhe për këtë, për Bajsnkën, për mungesën e dënimit të Radojiçiq, apo të mbahet, do të doja t’i dëgjoja z.O’Brien apo z.Lajçak, si e komentojnë këtë, sepse në Kosovë ne kemi thënë qartë çka është, është akt i agresionit ndaj Kosovës dhe partnerët tanë, dhe partnerët tanë duhet – ShBA-ja e ka bërë, BE-ja ende – duhet ta emërtojnë ashtu siç duhet të emërtohet.” – tha ajo.

Pas kësaj deklarate, emisari evropian, Miroslav Lajçak tha se pozicioni i BE-së ka qenë shumë i qartë, që autorët e veprimeve kriminale më 24 shtator, por edhe 29 maj, duhet të mbahen përgjegjës.

“Do të doja të thoja që pozicioni i BE-së është formalizuar dhe ka qenë shumë i qartë, autorët e veprimeve kriminale më 24 shtator, por edhe më 29 maj, duhet të mbahen përgjegjës. Nuk ka imunitet për ata, dhe BE-ja e ka ripërsëritur këtë pozicion dhe në takime bilaterale.” – tha ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit