Ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Objekti është ndriçuar me lulen anemonë në përkrahje ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale të përdorur si armë lufte nga Serbië në Kosovë.
“Në shënim të Ditës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me lulen anemonë, në përkrahje të të mbijetuarve dhe luftim të stigmës ndaj dhunës seksuale, të përdorur si armë lufte nga Serbia në Kosovë.” – thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.