5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Obama uron Trumpin për fitoren dhe zbulon shkaqet e humbjes së Harris

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas fitores së Donald Trump përballë Kamala Harris.

Në një postim në rrjetet sociale, Obama e ka uruar Trump dhe Senatorin Vance për fitoren e tyre, duke pranuar se ky rezultat nuk ishte ai që ata kishin shpresuar, për shkak të dallimeve të thella politike.

Ai theksoi rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit në demokraci, duke nënvizuar se ndonëse nuk pajtohen me shumë nga politikat e republikanëve, duhet respektuar vullneti i votuesve, tha ai.

Obama shprehu gjithashtu krenarinë për dy kandidatët e tij, ish-nënpresidenten Kamala Harris dhe guvernatorin Tim Walz, të cilët zhvilluan një fushatë të jashtëzakonshme, sipas tij, si dhe falënderoi stafin.

Në deklaratën e tij, Obama theksoi se Amerika ka kaluar një periudhë të vështirë, me një pandemi historike, rritje çmimesh dhe një ndjenjë të gjerë që shumë qytetarë e ndjejnë se, pavarësisht mundit, nuk po përparojnë. Ai vuri në dukje se këto kushte kanë krijuar sfida për kandidatët demokratë në mbarë botën dhe se fitorja e Trumpit është pasojë e këtyre vështirësive. Megjithatë, Obama shprehu besimin se këto probleme janë të zgjidhshme, nëse amerikanët dëgjojnë njëri-tjetrin dhe respektojnë parimet dhe normat kushtetuese dhe demokratike që e bëjnë këtë vend të shkëlqyer.

Përfundimisht, ai bëri thirrje për mirëkuptim dhe përparim, duke nënvizuar se, ndonëse nuk pajtohemi gjithmonë për gjithçka, progresi kërkon të japim besim dhe mirëkuptim – edhe ndaj atyre me të cilët nuk jemi dakord.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit