8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Obama i kërkon Bidenit ta rishqyrtojë kandidimin

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, u ka shprehur demokratëve privatisht shqetësimin në lidhje me rikandidimin e presidentit Joe Biden, sipas dy burimeve që folën në kushte anonimiteti.

Obama u ka thënë aleatëve se Bideni duhet “ta konsiderojë seriozisht” tërheqjen nga gara, raportoi të enjten “The Telegraph”.

Sipas burimeve, Obama ka pranuar telefonata nga demokratë të shqetësuar, përfshirë edhe ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, dhe ka ndarë pikëpamjet e tij mbi qëndrueshmërinë e kandidaturës së Bidenit.

Obama thuhet se ka folur vetëm një herë me Bidenin që nga debati, por beson se presidenti duhet t’i vlerësojë opsionet e tij.

Edhe Pelosi e ka paralajmëruar privatisht Bidenin se demokratët rrezikojnë të mos e rimarrin kontrollin e kësaj dhome të Kongresit, nëse ai nuk largohet nga gara.

Sipas po të njëjtave burime, Pelosi i ka treguar gjithashtu Bidenit të dhënat e një sondazhi që tregonte se ai mund të mos të fitojë përballë republikanit Donald Trump.

Të shqetësuar rreth aftësisë së presidentit Joe Biden për t’i fituar zgjedhjet këtë nëntor, demokratët po e nxisin ta rishqyrtojë çështjen e kandidimit, derisa ai po qëndron larg fushatës, për shkak të infektimit me COVID-19.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit