Gazetari Milaim Zeka nuk kursehet as në gjuhë e as në cilësim e vlerësim për kryeministrin Albin Kurti që e mban përgjegjësin kryesor pas daljes së përgjimit të dytë të bisedës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simic të Listë Serbe.
Ish deputeti Zeka i njohur për gjuhën e larmishme e të pa kompromis anashkaloi të gjithë zhurmën për rrotull e i ra çështjes drejt.
S’ka dilemë për të se nga ku buron kjo çështje e s’lë hapësirë as për mëdyshje se kush po përfiton kur dihet qasja e kryeministrit Kurti ndaj ‘miletit të vet analfabet funksional’.
“O milet, Albin Kurti, si koke xhenitale, ka pas thene se “47 perqind te popullates jane analfabet funksional”. Duke e dite kete pune, vetem me rrena erdhi ne pushtet. Tash ka shperthyer zorra e trashe e Beogradit ne Prishtine”, ka shkruar Zeka.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1984808825214484&id=100010561562194&mibextid=Nif5oz