Gërvalla iu referua një raportimi të Klan Kosovës, në të cilën thuhet se kryediplomatja pagoi gati shtatë mijë euro për një natë dhe s’u takua me askënd.
“O mercenarë të rrenës e mashtrimit!
Gjysëm ore emision në Klan, zero informacion, zero të vërteta. Ama bash zero.
Ju veç gazetarë nuk jeni!”, ka thënë ajo.
”Në lidhje me pyetjet tuaja ju njoftojmë që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rreth takimeve zyrtare të zhvilluara atje nuk do të mund të flasim në këtë moment”.