Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë kryetemë në vëmendjen e shtypit rozë për shkak të spekulimeve për divorcin e tyre.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar nga asnjëra palë për të reaguar drejt këtyre spekulimeve.
Të dy, megjithatë kanë vijuar me aktivitetet e tyre profesionale.
Së fundmi, një video e Xhensilës në një koncert ka bërë xhiron në internet.
Derisa po performonte këngën “Mashtruese” një nga fansat bërtiti emrin e Bes Kallakut. Më pas reagimi i Xhensilës ishte epik.
Ajo u ndal për një sekondë dhe duke qeshur tha: “Xhelozon ë?”.
Pas kësaj, këngëtarja vazhdoi të performonte në skenë hitin e saj në bashkëpunim me Bardhin.