9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

NZZ: Perëndimi e ka humbur besimin ndaj Kosovës, ministrat e Jashtëm besojnë se Kurti bën lëvizje vetëm nën presion

- Advertisement -

“Ky episod është indikativ se Perëndimi e ka humbur besimin në Prishtinën. Ministrat e jashtëm, besojnë se Albin Kurti bën lëvizje vetëm nën presion të madh. Megjithëse Asociacioni i komunave serbe aktualisht nuk ka të bëj asgjë me Këshillin e Evropës, por është temë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Perëndimi, definitivisht dëshiron progres në këtë temë”. Kështu nis artikulli më i ri i gazetës zvicerane “NZZ” për episodin e Kosovës dhe dramës së mos-anëtarësimit në Këshillin e Evropës.


“Në Prishtinë, njerëzit besonin se së shpejti do t’i bashkoheshin Këshillit të Evropës. Perëndimi dëshiron të shohë paraprakisht punën fillestare. Kjo është shenjë e humbjes së besimit ndaj Kosovës.

Kosova ishte përballur me kushte për heqjen e vizave në zonën Shengen që nga viti 2018. Sidoqoftë, qytetarët e shtetit më të ri evropian, mund të udhëtojnë pa viza vetëm nga fillimi i këtij viti. Hapi (për vizat) po bllokohej përsëri dhe përsëri. Vetëm kur Rusia sulmoi Ukrainën, ishte përkujtim për Evropën se integrimi i Ballkanit Perëndimor, ishte nevojë strategjike dhe mund të ishte kthesë e mundshme.

Vetëm disa javë më parë, kishte shumë shpresë së Kosova do të bëhej vendi më i ri në organizatën më vjetër evropiane, në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të 17 majit”, shkruan NZZ.

“Por kjo nuk ndodhi. Fakti që avokatët tadicional të Kosovës, Gjermania, Franca dhe Italia janë përgjegjës për këtë, janë shenja indicative për raportet e tensionuara në mes të Prishtinës dhe Perëndimit. Por, gjërat e para, fillimisht.

Në mars, qeveria e Kosovës dha miratimin për çështjen e diskutueshme ndër vite rreth pronës së Manastirit të Deçanit. Ky ishte kusht për në Këshillin e Evropës.

Anëtarësimi në organiazata ndërkombëtare, shihet si tejet i rëndësishëm nga vendi që është i njohur nga më shumë se gjysma e vendeve të botës. Po ashtu, kryeministri Albin Kurti, gjithmonë ka mbajtur një qëndrim të ashpër lidhur me cështjen e manastirit por ai u detyrua të bënte një koncesion.

Asmbleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, votoi në favor të anëtarësimit në mbledhjen e mbajtur më 16 prill.

Gjermania e bëri me dije që herët se mbështet anëtarësimin e Kosovës, por po ashtu, tha se priste hapa lidhur me Asociacionin e komunave serbe”, vazhdon artikulli i gazetës.

Gazeta tutje sjell kronologjinë e marrëveshjes për Asociacionin që nga viti 2013 dhe tutje shkruan:

“Sidoqoftë, një hap i tillë nuk u implementua kurrë për shkak të frikës nga ndikimi i Beogradit në këtë mekanizëm”, shkruan NZZ.

“Në janar të vitit 2023 FES që po ashtu është një organizatë e afërt me social demokratët në Gjermani, prezantoi një draft për Asociacionin. Prishtina e refuzoi atë. Për këtë, Bashkimi Evropian solli një propozim tjetër të Draftit të Asociacionit.

Të mërkurën, dy ditë para se të mbahej takimi ministerial, Kancelari Scholz, Presidenti Macron dhe kryeministrja Meloni, nënvizuan edhe një herë mbështetjen e tyre për këtë Draft, në një letër dërguar Kurtit.

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvvalla, i shkroi një letër Këshillit të Evropës ku zotohej se Qeveria e Kosovës do ta hartonte një draft stauti të Asociacionit deri në fund të muajit maj.

Ambasada gjermane në Prishtinë, lidhur me këtë, menjëherë u deklarua se ‘letra e Gërvalës në minutat e fundit nuk ishte e mjaftueshme’.

Kosova duhet të bëj hapa konkret. Në të kundërtën, nuk do të ketë votë pro për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, shkruan Gazeta.

“Ky episod është indikativ se Perëndimi e ka humbur besimin në Prishtinën. Ministrat e jashtëm besojnë se Albin Kurti bën lëvizje vetëm nën presion të madh. Megjithëse Asociacioni i komunave serbe aktualisht nuk ka të bëj asgjë me Këshillin e Evropës, por është temë në negociatat mes Kosovës dh Serbisë, Perëndimi, definitivisht dëshiron progres në këtë temë.

Kurti nuk ka besim në këtë proces dhe në vend të kësaj, dëshiron të krijojë fakte kundër Serbisë dhe këtu përfshihet edhe aksioni kundër përdorimit të dinarit srb në Kosovë.

Duke vepruar kështu, ai nuk ‘ofendon vetëm Beogradin’ por edhe aleatët Perëndimor, të cilët garantojnë sigurinë e Kosovës me praninë e trupave të KFOR-it Uashingtoni ka shprehur frustrimin e tij në pranverë. Një çakordim i tillë me aleatët kyç është problem madhor për një shtet që varet shumë në mbështetjen ndërkombëtare”, shkruan tutje NZZ

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit