6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Nxiti urrejtje në Deçan dhe u arrestua në Merdar, 30 ditë paraburgim për serbin Sasha Zlatkoviq

- Advertisement -

 

Shtetasi serb Sasha Zlatkoviq është ndaluar për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ndëretnik.

Ai u kap më 24 korrik në pikëkalimin kufitar Merdare, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën fyen logon e UÇK-së dhe nënat shqiptare.

Me urdhër të prokurorit të Pejës, Dorjan Juniku, Zlatkoviq u ndalua gjatë përpjekjes për t’u larguar nga Kosova.

Falë veprimeve të shpejta operative nga Policia e Deçanit, u mblodhën provat e nevojshme që çuan në arrestimin e tij.

Siç raporton portali lokal Njeshi, pas ndalimit për 48 orë, Zlatkoviq pranoi vërtetësinë e video-xhirimit para prokurorit dhe më pas doli përballë Gjykatës Themelore të Pejës.

Prokurori Juniku, duke iu referuar Nenin 141 të Kodit të Procedurës Penale, kërkoi masën e paraburgimit për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, e cila u miratua nga gjykata.

Zlatkoviq do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë, ndërsa çështja e tij është deleguar për trajtim të mëtejshëm në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit