3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Nxirret raporti mbi ngjarjen: Polici në Zllatar dyshohet se u vra aksidentalisht në një ndejë

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e vrasjes së policit Lirim Haxholli mbrëmë në Zllatar të Prishtinës.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka thënë se zyrtari policor është qëlluar aksidentalisht, sipas dyshimeve, me armë zjarri nga një person tjetër gjatë një ndeje, shkruan lajmi.net.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Ndërkaq që IPK është hedhur në veprim për të hetuar rastin teksa i dyshuari është arrestuar.

Njoftimi i plotë nga Policia në raportin 24-orësh:

Një zyrtar policor, mashkull  kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit