4.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Nxënësja nga Peja qē ishte e përjashtuar për shkak të mbulesës ende larg bankave të shkollës

- Advertisement -

Edhe pas takimit me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacit, drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës ende nuk ka vendosur se a do ta rikthejë apo jo në shkollë 18-vjeçaren. Ai ka thënë se ka marrë vetëm një sugjerim për rikthimin e saj nga ministrja Nagaci. E rastin është duke e trajtuar edhe avokati i popullit.

Kanë kaluar një muaj kur nxënësja A.D. nuk vijon mësimin në shkollën “Bedri Pejani”. 18-vjecarja nga Peja ishte përjashtuar për shkak të mbulesës.

Ani se të premten e kaluar Ministria e Arsimit kërkoi që kjo nxënëse të rikthehet në bankat shkollore, kjo nuk ndodhi.

Për këtë kërkesë, të martën nga Peja në Prishtinë erdhi edhe drejtori i arsimit, Naser Gega. Por as pas këtij takimi ende nuk ka ndonjë vendim për rikthimin e 18-vjecares.

“Me ministren Nagavci kemi biseduar për mundësin ligjore të cilat janë a kemi të drejtë me leju apo nuk kemi të drejtë me leju qito tema, ministrja ka pasur vetëm sugjerim për rikthimin e nxënëses, këshill. Kemi edhe disa konsultime me disa ekspert ligjor, dhe dikur me vonë nëse jo sot nesër dalim me një njoftim. Jemi në bashkëpunim me Ministrin dhe jemi duke bërë më të mirën e mundshme”, ka thënë Naser Gega, drejtor i Arsimit në Pejë.

E largimi nga shkolla për gati një muaj, do të ketë edhe efekte negative në gjendjen e saj emocionale.

”Në aspektin psikologjik normalisht që ndikon kur një fëmijë apo një nxënëse përjashtohet pavarësisht për çfarë motivesh, normalisht që ka më përjetu shumë vështirë sidomos atë ndjenjën e refuzimit të mos jesh i pranuar në grup të mos shihesh sikurse nxënësit e tjerë dhe pa dyshim kjo mund të përcjelle me disa gjendje jo të mira emocionale”, ka thënë psikologu Yll Ademaj për Teve1.

“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke e trajtuar temën në fjalë dhe është në fazën përfundimtare të analizimit të kësaj çështje, dhe do të bëjë publik mendimin e tij. Do ju mbajmë të informuar për ndonjë risi”, tha Petrit Çollaku, zyrtar komunikim dhe qasje në dokumente publike në Institucionin e Avokatit të Popullit.

Ndërkaq nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nuk kanë dhënë asnjë sqarim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit