Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” në Drenas kanë realizuar një projekt me rëndësi të veçantë, në nderim të nxënësve që u vranë gjatë luftës.
Përmendorja është projektuar nga nxënësi Sefer Gashi, me asistencë nga Marigonë Shishani dhe Verona Bujupi, nën mentorimin e profesoreshës Brikenë Hoxha. Projekti është financuar nga kompania “Shehu”, me seli në Parkun e Biznesit.
Kjo vepër përçon ndjenjën e respektit, kujtesës dhe identitetit, dhe është realizuar me përkushtim dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie ndaj historisë sonë, edhe pse deri më sot nuk ka marrë vëmendjen që me të vërtetë e meriton.