Nxënësit e shkollës “2 Dëshmorët”, nga fshati Sheremetaj ku Liridona Ademaj ka përfunduar shkollën fillore janë parë në rivarrimin e saj.
Ata janë parë të veshur me portretin e saj dhe me lule në dorë në rivarrimin e të ndjerës.
Sot, nga fshati Cermjan është zhvarrosur trupi i Liridona Ademajt.
Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi është duke u bërë në Rracaj të Gjakovës.
Trupi i Liridona Ademajt, u varros të premten në fshatin Cermjan të Gjakovës, nga vjen bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Por pas arrestimit të Murselit si i përfshirë në vrasjen e saj, familjarët kanë kërkuar ta zhvarrosin trupin.