10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Nxënësit e shkëlqyer shpesh dështojnë në jetë

- Advertisement -

Duam të jemi të suksesshëm në shkollë pasi siç na kanë thënë është prova e parë që do të kemi sukses edhe në jetë.

Disa prej nesh kanë rënë në dashuri me notën dhjetë! E duam atë sepse jemi të interesuar që një ditë të kemi një karrierë profesionale, një shtëpi komode dhe respektin e të tjerëve.

Por jo pak herë, në fakt më shumë seç duket, ndodh diçka shumë konfuze: shohim njerëz që kanë shkëlqyer në shkollë, por kanë bërë një vrimë në ujë me jetën e tyre. Ose e kundërta.

Yjet që dinin si t’i kënaqnin mësuesit e tyre tani mund të jenë duke u përpëlitur një zyrë ligjore apo diku në qytete provinciale. Rruga e suksesshme që u tregohej kur merrnin nota të shkëlqyera, tashmë duket thjesht iluzion.

Në fakt nuk duhet të çuditemi: kurrikulat shkollore nuk janë të hartuara domosdoshmërisht nga persona që kanë shumë eksperiencë ose talent në jetë. Ato janë të ndikuara nga forca të ndryshme përgjatë historisë: që nga kurrikulat e manastireve mesjetare, disa ide të pedagogjisë gjermane të shekullit XIX dhe konceptet e aristokracisë mondane.

Gjithë kjo panoramë na ndihmon të kuptojmë shumë nga zakonet e gabuara që shkolla rrënjos:

• Shkolla na thotë se shumica e gjërave të rëndësishme dihen tashmë. Nuk nxisin mendimin kreativ dhe dëmtojnë thellë origjinalitetin.

• Shkolla kërkon që ne të ngrejmë dorën dhe mësuesit të zgjedhin. Kërkojnë që ne të marrim leje te të tjerët.

• Shkolla na kërkon të rishpjegojmë ide apo teori dhe jo të krijojmë.

• Shkolla na mëson gjithçka përveç dy elementeve thelbësore në jetë: të dish si të zgjedhësh profesionin e duhur dhe të dish si të krijosh marrëdhënie të qëndrueshme. Janë të interesuar të na mësojnë latinisht apo se si masim perimetrin e një rrethi, përpara se të na mësojnë këto dy subjekte thelbësore: Punën dhe Dashurinë.

Një jetë e mirë na kërkon të bëjmë dy gjëra të ndërlikuara dhe të kundërta: të jemi një djalë apo vajzë e mirë për 20 vite dhe më pas mos të marrim seriozisht dhe të mos besojmë gjithçka që na është kërkuar të mësojmë me detyrim.

Po na detyrojnë që të arrijmë suksesin vetëm me anë të një mënyrë: së jashtmi të jemi thellësisht të bindur dhe riprodhues, ndërsa së brendshmi të jemi inteligjentë dhe rebelë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit