5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Nxënësit e Luginës mësojnë me abetaren mbarëkombëtare

- Advertisement -

Me abetaren e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë, po mësojnë edhe nxënësit e Luginës së Preshevës. Nga 5 shtatori kur janë shpërndarë librat falas në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mësimdhënësit thonë se po e kanë më të lehtë mësimdhënien derisa nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë kanë treguar se po punojnë për sigurimin edhe të librave për gjimnazistët.

Me këtë libër të Kosovës, po mësojnë edhe këta nxënës të klasës së dytë në Luginë të Preshevës.

E si ky tekst edhe shumë të tjerë janë dhuruar falas nga Kosova për nxënësit shqiptar në ato anë.

Mësuesja e kësaj paralele, Besa Kadriu Shaipi thotë se ardhja e këtyre librave ia ka lehtësuar goxha punën.

Madje sipas saj, mësimi po zhvillohet me më shumë vullnet nga nxënësit.

Në anën tjetër, Enkel Rexhepi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar shprehet i lumtur që kanë arritur të sigurojnë këto libra.

Sipas Rexhepit, nxënësit nga klasa e parë deri tek e teta do të mësojnë sikur bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova dhe Shqipëria.

Mirëpo, Rexhepi thotë se po punojnë që të sigurojnë edhe libra të tjerë për nxënësit e gjimnazit.

Më 5 shtator të këtij viti, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe e para e arsimit, Arbërie Nagavci kanë shpërndarë librat falas për nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. /Teve1/

Video: KETU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit