7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Nxënësi nga Skenderaj e kërcënon bashkëmoshataren, shoqërohet në polici

- Advertisement -

Një i mitur nga Skenderaj është shoqëruar në stacion policor, pasi ka kërcënuar një vajzë po ashtu të mitur

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në rrugën “Osman Geci” në Skenderaj, ka njoftuar policia.

I dyshuari dhe viktima janë nxënës të së njëjtës shkollë. Pas intervistimit të dy janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Osman Geci, Skenderaj 13.01.2022 – 17:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull  kosovar i mitur, pasi që ka kanosur viktimën femër  kosovare e mitur. I dyshuari dhe viktima janë nxënës të njëjtës shkollë. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit