Nol Nushi nga PSD-ja ka folur për draft-statutin për Asociacionin, i cili thuhet se është me origjinë gjermane.
Nushi thotë se Serbia përmes këtij dialogu dëshiron të instalojë pushtet në Kosovë, e që sipas tij ka me qenë garanci për konflikt.
“Arsyeja politike brenda saj është e qartë, Serbia përmes këtij dialogu të tillë çfarë e ka vazhduar Kurti po dëshiron të instalojë këtë lloj pushteti në Kosovë, në mënyrë që ai me qenë garancë sipas tyre, për të drejtat e serbëve, e sipas nesh ka me qenë garancë për konflikt të vazhdueshëm fatkeqësisht etnik në Kosovë”, ka deklaruar Nushi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Sipas tij, e vetmja gjë që deri tash ka dëshmuar Kurti është inkonsistenca e tij.
Ai thotë se trimërinë e luan Kurti në fjalime para mediave ndërkombëtare.
“Nëse flasim për Kurtin, nuk mund të flasim më për konsistencë, e vetmja gjë që për Kurtin është tashmë e dëshmuar është inkonsistenca e tij, apo jo konsistenca e tij. Kurti trimërinë dhe parimorin e luan në fjalime para mediave ndërkombëtare, mirëpo gjendja në terën është ndryshe dhe kjo ka me qenë rrezik sepse i është futur valles së kaluar të negociatave të cilën ai ka thënë që as nuk e njeh”, theksoi Nushi.