Home Lajme Nushi nga PSD e quan Armend Mujën “picëpërmbyst”

Nushi nga PSD e quan Armend Mujën “picëpërmbyst”

0
Nushi nga PSD e quan Armend Mujën “picëpërmbyst”

Nol Nushi, aktivisti i PSD-së e ka quajtur deputetin e VV-së, Armend Mujën, “picëpërmbystë”.

Etiketa e rëndomtë popullore është “bukëpërmbystë” dhe që zakonisht iu ngjitet personave të cilët janë mosmirënjohës.

Gjatë seancës së sotme në Kuvend, deputeti i PDK-së Ferat Shala njoftoi që gjatë kohës sa po mbahej i ndaluar në lidhje me dyshimet për dallavere, Bekim Haxhiu i kishte dërguar një picë në shenjë solidarizimi Armend Mujës.

Kjo u konfirmua më pas edhe nga deputeti Haxhiu, që tha se e kishte bërë “me kërkesë të familjes”.

Një gjë e tillë nuk u mohua nga ana e z. Muja, por i cili tha se “nuk e njihte as z. Ferat Shala por as z. Bekim Haxhiu”. E vetmja njohje sipas tij kishte ardhur gjatë kohës në Kuvendin e Kosovës.

Kujtojmë se deputet Armend Muja në të kaluarën kishte qenë mjaft kritik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Exit mobile version