10.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Nushi i PSD-së: Kurti ka kapitulluar

- Advertisement -

Partia Social Demokrate është deklaruar lidhur me temën e fundit në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve.

Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë se zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga pushteti duhet të refuzohen.

“Zgjedhjet e parakohshme të shkaktuara nga pushteti duhet të refuzohen. Vetëm organizimi opozitar mund të arrijë të bëjë ndryshimin. Çka do tjetër veç është riprodhim i katër viteve të fundit”, deklaron Nushi.

Kritika për punën e pozitës ka shprehur Nushi.

Ai thotë se mënyra si është sjellë opozita ka qenë plotësisht e kundërta çfarë është dashur të bëjë dhe se Kurti përmes opozitës po kërkon zgjedhje për ti mbuluar dështimet në dialog.

“Çfarë ka bërë opozita ka qenë plotësisht e kundërta. Konstruktiviteti i përçudnuar që ia kanë ofruar Kurtit tash që ai kërkon zgjedhje për të mbuluar dështimet në dialog, organizim shoqëror e së fundmi në anëtarësim në Këshill të Evropës, po i qon drejtë e në vallen e tij. E nga kjo valle, fitues del veç pushteti’’ thekson ai për FrontOnline.

Nushi i PSD-së thotë se Kurti ka kapitulluar në dialog dhe ekonomi, dhe se opozita qysh dje do të duhej të kërkonte zgjedhje.

‘’Çfarë i ka munguar Kosovës për gati katër vite qeverisje të Kurtit është një opozitë koherente dhe konsistente karshi një qeverisje jashtëzakonisht të dëmshme e të rrezikshme. Nga një pozitë e tillë politike, opozita do të duhej të shkaktonte zgjedhjet qysh dje. Kurti ka kapitulluar në dialog, ka stagnuar e përkeqësuar ekonominë, arsimin e shëndetësinë. Këto do të ishin arsye të mjaftueshme që të ketë organizim opozitar që ofron alternativë përkundër keqqeverisjes’’ shton ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit