Anëtari i PD-së, Nol Nushi, përmes një video në Facebook-un e tij, ka bër thirje që të kundërshtohet Zajednica dhe marrëveshja që po pritet të formalizohet në Ohër.
Thirrjen Nushi e ka drejtuar sidomos tek aktivistët e VV-së, për të cilët ka thënë se momentalisht janë në një pozicion tejet të palakmueshëm, pasiqë sipas tij, ata nuk i pyet askush për asgjë.
Nushi ka thënë se aktivistët e VV-së janë shndërruar në tifoz e profitera.
Mua mendja më shkoj tek aktivistat e VV-së, ata të shkretit nuk e dijnë se a e nënshkruan Kurti apo jo marrëveshjen. Ata e marrin vesh nga lajmet, sepse nuk i pyet askush, e kjo është pika më e ulët e angazhimit politik.
Larg qoftë të thonë ndonjë mendim ndryshe. Ata nuk guxojnë. Janë shndërruar në tifoz.
Sinqerisht nuk do të doja të isha në lëkurën e juaj. Lëreni atë subjekt e dalim së bashku e kundërshtojmë në shesh këtë marrëveshje.
Sepse keni me u mbajt në mend sikur profitera, pasiqë njerëzit do të pyesin se ku keni qenë ju, kur Kurti e nënshkroi Asociacionin.- ka thënë ndër të tjera z.Nushi.