Nushi për “Expose”, prodhim i GazetaBlic, thotë se, ndonëse janë bërë tri vite në pushtet të Kurtit, qytetarëve po iu duket si dhjetë vite.
Ai shton se, qytetarët nuk janë duke jetuar më mirë.
“Aktualisht janë bërë tri vite, por për shumë qytetarë po duket se janë bërë 10 vite të Albin Kurtit në pushtet, sepse qeverisja e tij është e lodhshme dhe me shumë tensione të cilat nuk po bëhen për ndonjë kauzë të fuqishme, përveç për kauzat e tij populiste”, tha Nushi.
“Sot nuk mund të themi që qytetari jeton më mirë dhe pozicioni i Kosovës është më i mirë se para tri vitesh, bile në shumë sfera, kemi menduar që nuk bëhet më keq, por qeveria na ka vërtetuar ndryshe, duke e bërë edhe më keq se sa që ka qenë më herët”, shtoi ai.
“Shpresoj se qytetarët do të vetëdijësohen dhe mos të besojnë më në këtë mashtrim”.
Sipas Nushit, aty ku Qeveria Kurti ka dështuar më së shumti është ekonomia e vendit, teksa për arsimin e shëndetësinë i quan eksperimente të Kurtit.
“Ekonomia vazhdon të funksionoj në ‘ler’, pra pa ndonjë ndërhyrje e cila kishë me rritë atë apo me zgjeru në ndonjë departament. Sot, bizneset funksionojnë pa ndonjë ndihmë nga Qeveria, përpos me disa inspektime që shpeshherë po duket që janë hakmarrje e ndaj një biznisimeni, varësisht me cilin krahë politik është, tha Nushi.
“E vetmja gjë që është poztive nga kjo pjesë është regjistrimi i punëtorëve. Pjesa e ekonomisë është stagnim, njejtë kishte me qenë ekonomia edhe pa Qeverinë hiç. Edhe për shëndetësi e pjesë sociale, mendoj se Qeveria është e dorëzuar moti. Ka bërë eksperimente në shëndetësi dhe çështja e arsimit është për toke, pra ministrja më e dobët e këtij mandati është Arbërie Nagavci e cila as punët e zakonshme të mandatit nuk ka arritë t’i kryej”, shtoi ai.
Ndërsa, për Besnik Bislimin, Nushi thotë se është figura tragjike e kësaj qeverie. Ai shton se Bislimi përdoret nga Kurti, kur vjen puna që të ndryshojnë fjalët.
“Por, pika kyçe e kësaj qeverie është dialogu me Serbinë. Psh, Besnik Bislimi është synonimi i besnikut gënjeshtar. Unë mendoj se Besnik Bislimi është figura tragjike e kësaj qeverie, i cili gjithmonë del aty, kur ka nevojë me i ndryshu fjalët. Pra, Kurti e vendos Besnikun për t’i kryer këto “dirty jobs””, tha Nushi.
Ofertat që Kurti ia bëri opozitës për zgjedhje, PSD-ja i quan lojë të Kurtit, pasi siç thotë ai, Kurti nuk e lëshon pushtetin.
“Gatitshmëria e Kurtit dhe ofertat për zgjedhje janë lojë e tij, ai nuk refuzon që ta lëshoj pushtetin. Dotë jemi dëshmitar se Kurti do të jetë shumë më i keq se këta të tjerët, kur vjen puna te pushteti. Kjo është thjeshtë me e hetu oponion dhe debatet televizive”, tha Nushi.
“Ju bëj thirrje opozitës që mos të nënshkruajnë mocione të cilat vijnë nga pozicioni i qeverisë, ne nuk bën me ia bë argatin atyre, kur t’iu teket për të shkuar në zgjedhje”, përfundon ai.