Nurellari: Pse hesht Kurti përballë një çështjeje që prek drejtpërdrejt shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

- Advertisement -

Analisti shqiptar Adri Nurellari është habitur me heshtjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj protestave të studentëve shqiptarë me Maqedoni.

Ai ka bërë me dije se pas reagimit të Tiranës zyrtare në mbrojtje të së drejtës e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për t’u vlerësuar në gjuhën e tyre amtare, është dashur të reagonte edhe Qeveria e Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka pyetur pse Kurti nuk përplaset me partnerët e tij VLEN dhe Mickoski në Maqedoni edhe kur dëmtohen drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat shqiptare.

“Qeveria e Tiranës tashmë është shprehue qartë në mbrojtje të një standardi elementar sikurse është e drejtë e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për t’u vlerësuar në gjuhën e tyre amtare. Në këtë situatë ajo që bie në sy heshtja e rëndë politike e Albin Kurtit. Njeriu që e nisi jetën si aktivist studentor, që ndërtoi karrierën mbi kauza të mëdha kombëtare dhe retorikën e bashkimit, sot nuk gjen guximin të artikulohet as për një të drejtë bazike të studentëve shqiptarë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Pse Kurti zgjedh sistematikisht të mos përplaset me partnerët e tij VLEN dhe Mickoski edhe atëhere kur dëmtohen drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat shqiptare. Pse nuk e ngre zërin për sabotimin dhe zvarritjen e projektet jetike infrastrukturore si Korridori VIII dhe lidhjes së Bllatës me Shkupin. Këto nuk janë detaje teknike, por nyje strategjike që përcaktojnë integrimin ekonomik dhe gjeopolitik të gjithë shqiptarëve në rajon”, ka shkruar Nurellari.

Të ngjashme

Të fundit