28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Nuredin Abazi, dëshmitari i radhës në Gjykatën Speciale

- Advertisement -

Dëshmitari i radhës në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është Nuredin Abazi.

Ai është shfaqur të hënën para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.

Abazi ka qenë anëtar i UÇK-së në Budakovë.

“Dëshmitari ‘03865’ ka qenë anëtar i batalionit të UÇK-së në Budakovë, dhe këshilltar ligjor në Pashtrik. Dëshmitari ka dhënë informacion për strukturën e UÇK-së në Budakovë dhe Prizren. Jep informacion për rolin e autoritetin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Dëshmitari ka folur me disa persona kur kanë qenë të ndaluar. Ai kishte propozuar që Latife dhe Rrushe Kololli të liroheshin. Dëshmitari ‘03865’ ka dhënë informata për burgosjen e dy serbëve në Budakovë dhe burgosjen e një personi tjetër që ai e ka marrë në pyetje pasi i ishte kërkuar ta bëjë këtë nga Sadik Halitjaha”, ka thënë prokurori i Speciales.

“Disa herë e përmend të burgosur! Nuk kemi pasur të burgosur, as që e kam përmend fjalën të burgosur”, ka thënë Abazi.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit