21.3 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Nura: VV-ja e ka ndihmuar Listën Serbe dhe e ka djegur Nenaq Rashiqin

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka vlerësuar se VV-ja e ka ndihmuar Listën Serbe në zgjedhjet e fundit.

Ai ka bërë me dije se me sjelljet e saj partia e Albin Kurtit e ka dëmtuar opozitën e Listës Serbe.

Në emisioni “Ditari” në Tëvë1, Nura ka thënë se Albin Kurti e ka djegur Nenad Rashiq.

“VV –ja ka qenë jo sinqertë me Rashiqin dhe i ka ndihmua Listës Serbe që në zgjedhjet lokale të dal edhe më mirë dhe ta luftoj opozitën e vetme që ka pas dritash e që ka qenë Rashiq, i cili ka pas mundësi që të rritet me partinë e tij. Në mënyrë indirekte e ka ndihmuar Listën Serbe dhe e ka djeg Rashiqin. U pa që Rashiq nuk i ka votat, asnjë përpjekje e Vetëvendosje nuk është bë për mu zgjedh Rashiqi për nënkryetar, përpos propozimit”, është shprehur Nura.

Të ngjashme

Të fundit