33.6 C
New York
Friday, July 18, 2025

Buy now

Nura thotë se PDK do ta mbështesë Limajn për kryetar të Kuvendit

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Jakup Nura mendon që partia e tij do ta mbështesë kandidatin Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit.

“Mendoj që Partia Demokratike do të mbështesë Fatmir Limaj, por Qeverinë Kurti assesi”, tha Nura.

Sa i përket ngjarjeve të fundit për konstituimin e Kuvendit, ky i fundit thotë se veprimet e qeverisë së tanishme janë të padrejta dhe të paligjshme.

Ndërsa, për një koalicion të mundshëm mes LVV dhe NISMËS, deputeti thekson se në këtë drejtim të dy partitë mundohen të gjejnë një modul, ngase sipas tij asnjërës palë nuk iu konvenon të shkojnë në zgjedhje.

“Veprimet e qeverisë së tanishme janë të padrejtë dhe të paligjshëm, qeveria e tanishme që nga shpallja e rezultateve finale kjo qeveri ka qenë vetëm sa për ta mirëmbajtur pushtetin dhe mos me krijua vakum institucional e jo për të marrë vendimet të cilat shkojnë ndesh me të drejtën e një qeverie në largim. Shpresoj që Gjykata pas këtij vendimi do t’i identifikoj veprimet e tanishme që do të ndërmerren dhe do të ndjekin penalisht gjithë ata të cilët nuk e respektojnë këtë vendim… Në bazë të lëvizjeve që bëhen ditë të fundit, mendoj që e kanë marrë seriozisht këtë vendimin të përcaktuar për 30-ditshin e afërm i cili është ka fundi tashmë, mendoj që e kanë akceptuar dhe janë në përpjekje për ta gjetur një zgjidhje në fund, shpresoj të vendoset diçka….. Mendoj që përpjekjet për një koalicion mes LVV dhe NISMË-s janë në atë drejtim që ta gjejnë një modul sepse nuk iu konvenon asnjërës palë shkuarja në zgjedhje”, ka deklaruar Nura në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndërkohë, të mërkurën Gjykata Speciale ka refuzuar mocionin e paraqitur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili synonte rrëzimin e disa pikave të aktakuzës ndaj tyre.

Për këtë, Nura ka deklaruar se vendimi i djeshëm nga Gjykata Speciale është i dhimbshëm për ish-krerët e shtetit të cilët sipas tij po akuzohen padrejtësisht në Hagë, duke thënë se është vendim i dëmshëm për UÇK-në dhe Kosovën.

“Vendimi i djeshëm është i dhimbshëm për ne bashkëluftëtarët, atyre që akuzohen padrejtësisht në Hagë. Është një vendim i papritur, i dëmshëm për luftën e UÇK-së dhe Kosovën. Unë besoju që verdikti i fundit do të jetë lirues për krerët e UÇK-së në Hagë”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit