Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar fotografinë e 27 vjeçares që ka vdekur mbrëmë në një vetaksident në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës.
Ai i ka shprehur ngushëllimë familjeve Haliti e Aliu.
“Mëngjesi i sotëm nuk zbardhi si ditë tjera, ndërsa solli trishtim nga vdekja aq e papritur e bijës, përkatësisht nuses suaj. Heshtja sot zë vendin e fjalëve dhe nëpërmjet saj shprehet dhembja që ndjejmë për vdekjen e bashkëvendëses sonë, Heroinë Haliti – Aliu, që Zoti, para se ta merrte në paqen e tij, i dhuroi emrin më hyjnor – NËNË!”
“Në këto momente të rënda që po përjetoni, bashkëndjejmë dhembjen tuaj të madhe dhe në nderim të pikëllimit, shprehim ngushëllimet tona, duke u lutur të gjeni forcën për të përballuar këtë trishtim!”.