Nura tha se Limaj e meriton votën e partisë së tij, duke e vlerësuar më të denjë se shumë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë thashë se mendoj që Partia Demokratike e voton Fatmir Limajn, duke e ditur që ai është më i devotshëm dhe më i dinjitetshëm se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një qëndrim që vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do ta meritonte votën e PDK-së,” tha ai.
Nura komentoi gjithashtu situatën e zvarritjes së konstituimit të Kuvendit, duke e quajtur atë një “dramë të pakëndshme”.
“Çdo gjëje i ka humbur kuptimi, jemi bërë një dramë e pakëndshme dhe për ne deputetët që hyjmë dhe dalim e nuk bëjmë asgjë këtu,” tha ai.